Kina i kërkon Evropës aleancë anti-SHBA

Pas sanksioneve të fundit tregtare të SHBA-së

Në takime në Bruksel, Berlin e Pekin, zyrtarë kinezë kanë propozuar një aleancë mes dy fuqive ekonomike, Kinës dhe BE-së dhe kanë ofruar hapje më të madhe të tregut kinez si gjest të vullnetit të mirë.

Njëri nga propozimet ishte bashkimi i Kinës dhe Bashkimit Evropian në një aksion kundër Shteteve të Bashkuara brenda Organizatës Botërore të Tregtisë.

Megjithatë Bashkimi Evropian, blloku më i madh i tregtisë në botë, ka refuzuar idenë e aleancës kundër Washingtonit, kanë treguar 5 zyrtarë dhe diplomatë amerikanë, për Reuters.

Propozimi është duke u rezistuar edhe në Bruksel, raportojnë mediat ndërkombëtare. “Kina dëshiron që Bashkimi Evropian të qëndrojë me Pekinin kundër Washingtonit, për të zgjedhur anë. Ne nuk do ta bëjmë këtë, dhe u kemi treguar edhe atyre”, ka deklaruar një diplomat evropian.

Trump akuzon Kinën për manipulimin e monedhës kineze, Yanit, gjë që favorizon Kinën në tregtinë me Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye Presidenti amerikan ka aprovuar tarifa të reja me vlerë prej 50 miliardë dollarësh për 1 mijë e 300 produkte kineze.

Pas kërcënimit të Kinës se do t’i përgjigjen këtij veprimi me tarifa të tyre për Shtetet e Bashkuara, Trump ka kërcënuar Kinën me tarifa deri në 400 miliardë dollarë.

Tarifat e reja tregtare të aprovuara nga Trump priten të hyjnë në fuqi të premtën./21Media

Back to top button