Tensionet Kinë-SHBA

Tensionet Kinë-SHBA

Kina ka lajmëruar se do të përjashtojë tre gazetarë amerikanë nga vendi, në një eskalim të tensioneve me Uashingtonin.

Vendimi që hyn në fuqi menjëherë, do të nënkuptojë se tre gazetarë amerikanë që punojnë për mediat New York Times, The Washington Post dhe Wall Street Journal duhet ta dorëzojnë akreditimin e tyre brenda 10 ditëve.

Në vitet e fundit Kina ka lëshuar viza pune të limituara për 12 muaj për gazetarët. Ende nuk dihet se sa gazetarë tjerë do të mund të preken nga vendimet e fundit të Kinës.

Në një lëvizje të papritur, qeveria kineze tha se përpos ndalimit të raportimit në shtetin kinez, gazetarët nuk do të kenë të drejtë të raportojnë as nga qytetet gjysmë autonome si Macao e Hong Kong, të cilat ishin vende të preferuara për gazetarët që më herët iu është ndaluar Pekini.

Vendimi vjen më pak se një muaj pasi Shtetet e Bashkuara i cilësuan pesë media të shtetit kinez, si misione të huaja, dhe vendosi një limit për numrin e gazetarëve kinezë që mund të punojnë për ato media nga Shtetet e Bashkuara./21Media