Dyshohet se telefoni i Presidentit amerikanë po përgjohet nga Rusia dhe Kina

Dyshohet se telefoni i Presidentit amerikanë po përgjohet nga Rusia dhe Kina

Një raport i shkruar në “New York Times” ka thënë se Kina dhe Rusia po përgjojnë bisedat e Presidentit amerikanë Donald Trump në telefonin personal për të kuptuar më mirë mendimet e tij. Gjithashtu është thënë se Trump ka qenë i njoftuar se bisedat e tij telefonike nuk janë të sigurta.

Por ishte vet Presidenti Trump ai që e mohoi një gjë të tillë, madje e quajti gënjeshtër me një postim në rrjetin social Twitter, përcjellë rtv.21.tv.

Reagim pati edhe nga politikania kineze Hua Chunying, ajo madje e ktheu në humor: “ Deri sa po lexoja këtë raport erdha në përfundim se në Shtetet e Bashkuara ka njerëz që po bëjnë më të mirën e tyre për të fituar çmimin “Oscar” në skenarin më të mirë”. Madje Chunying sygjeroi që Presidenti amerikanë ta ndrrojë Iphone-n e tij me një Hauwei kinez, që të jetë më i sigurtë.

Edhe Rusia e mohoi një gjë të tillë, diplomati rus Dmitry Peskov tha se këto lloj shkrimesh i marrin me shumë humor./21Media