Kina kërkon që të ketë zgjidhje paqësore për Korenë e Veriut

Kina kërkon që të ketë zgjidhje paqësore për Korenë e Veriut

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka bërë thirrje për një zgjidhje “paqësore” të tensioneve për Korenë e Veriut, në një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, sipas televizionit shtetëror kinez.

Të martën  Trump  shkroi në twitter se SHBA nuk ka frikë për të vepruar e vetme në Korenë e Veriut nëse Kina nuk do të ndihmojë.

Tensionet janë rritur në gadishullin Korean pas dërgimit të luftanijes amerikane në rajon. Koreja e Veriut ka reaguar me zemërim, duke thënë se do të mbrojë veten “fuqishëm”.

Xi dhe Trump janë takuar personalisht fundjavën e kaluar në një samit në Florida ku diskutuan për Korenë e Veriut. Telefonata mes tyre u zhvillua të mërkurën në mëngjes, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV. Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ndonjë hollësi.