Kina po zgjeron me shpejtësi sistemet e shpejta të transportit masiv

Kina po zgjeron me shpejtësi sistemet e shpejta të transportit masiv

Autoritetet kineze thanë sot se pesë punëtorë humbën jetën kur një tunel nëntokësor u shemb në qytetin Qingdao në verilindje të Kinës.

Hetimi mbi shkakun e aksidentit është ende në vazhdim.

AP thekson se Kina po zgjeron me shpejtësi sistemet e shpejta të transportit masiv për t’iu përgjigjur rritjes së popullsisë urbane dhe, nëpërmjet stimulit fiskal dhe projekteve të infrastrukturës, ka mbështetur një rritje në ekonomi që tregon shenja të ngadalësimit.