Filmi kosovar shfaqet për dy javë në Cineplexx në Prishtinë

Loading...

Filmi kosovar shfaqet për dy javë në Cineplexx në Prishtinë

Filmi “Një tregim Prishtine” nga sonte, për dy javë rresht do të jetë në repertorin e  kinemasë “Cineplexx” në Prishtinë. Ky film, me skenar të Getoarbë Mulliqi Bojajt, regji të Burbuqe Berishës e me Agron Vulën në cilësinë e producentit, prezanton një dramë të fuqishme familjare. Filmi rrëfen për vendimet dhe veprimet e Aurorës dhe Benit pas sëmundjes së vajzës së tyre, si dhe përpjekjet që atë ta dërgojnë për shërim jashtë vendit./21Media