Filmi i ri i Arben Kastratit. Xhirimet fillojnë në muajin prill

Filmi i ri i Arben Kastratit. Xhirimet fillojnë në muajin prill

Një pjesë e ekipit të filmit “Unë dhe Millosheviqi” të skenaristit dhe regjisorit Arben Kastrati në një konferencë për media paralajmëruan fillimin e xhirimit të këtij filmi. Ky projekt trajton temën e heronjve aksidental të pasluftës në Kosovë. Pjesë e filmit janë rreth 68 aktorë dhe mijëra statistë, përderisa xhirimet realizohen në rreth gjashtë qytete, në Kosovë, Maqedoni, Francë dhe Hollandë./21Media