Kirk Douglas do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e njerëzve!

Kirk Douglas do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e njerëzve!

Një nga aktorët më të dashur të Hollywoodit, Kirk Douglas, edhe pse u nda nga jeta, do të përkujtohet gjithmonë për karizmën dhe sharmin. Legjenda e Hollywoodit ishte edhe producent, autor, regjisor dhe ushtar, duke shërbyer si një frymëzim për miliona fansa në të gjithë globin, transmeton rtv21.tv

1.Ishte shumë punëtor

I lindur nga një familje e varfër hebreje, jeta e Kirk qysh nga mosha e hershme kishte qenë plotë me sfida. Para se të bëhej një nga fytyrat më të njohura të Hollywoodit, Kirk kishte shitur produkte ushqimore për të mbijetuar. Për dy vjet kishte shërbyer në Ushtri dhe kishte luftuar në Luftën e Dytë Botërore. Pasi ishte kthyer, i kishte dhënë një shancë dashurisë së tij për aktrimin dhe kishte dalë në shfaqje dhe në reklama para se ta merrte rolin e tij të parë të madh.

2.Gjithmonë e thoshte atë që e mendonte

Thonë se fama i ndryshon njerëzit, por kjo shprehje nuk vlen për aktorin e ndjerë. I kishte shprehur gjithmonë emocionet dhe mendimet e tij dhe kjo kishte qenë edhe arsyeja pse ai u bë aq i famshëm. Në fakt, në autobiografinë e tij, “The Ragman’s Son”, ai e kishte përshkruar veten si aktori më ‘i papëlqyer”, që s’është aspak e vërtetë, transmeton rtv21.tv

3.Dhuroi miliona dollarë për spitale dhe shkolla

Kirk e dinte më së miri se sa e vështirë ishte të rritej në një familje me pak të ardhura, andaj edhe vendosi t’i ndihmojë familjet nevojtare. Ai dhe gruaja e tij dhuruan 80 milionë dollarë për ndërtimin e shkollave, spitaleve, etj. Njëherë kishte treguar se nëna e tij e kishte këshilluar atë ‘të kujdeset për njerëzit e tjerë’.

4.Ishte bashkëshort dhe baba i mrekullueshëm

Kirk ishte martuar me Anne Buydens në vitin 1954 dhe ishin gjithmonë të lumtur deri në frymëmarrjen e fundit të Kirk. Nga kjo martesë, ka dy djemë dhe katër nipa.

Para se të martohej me Anne, ishte i martuar me Diana Dill dhe ka dy djemë, Michael Douglas dhe Joel Douglas. U mundua maksimalisht të kalonte kohë me fëmijët dhe me familjet e tyre.

5.Pasi kishte pësuar sulm në tru, ai ishte nderuar me një çmim akademie

Në vitin 1996, Kirk kishte pësuar sulm në tru dhe që nga ajo kohë nuk mund të fliste. Sidoqoftë, nuk i kishte humbur shpresat asnjëherë. Me ndihmën e mjekve dhe gruas së tij, filloi të flasë përsëri. Vetëm dy muaj më vonë, ai pranoi një çmim nderi Akademie dhe falënderoi të pranishmit në ceremoni, ndërsa këtë çmim ia dedikoi gruas së tij!

6.Ishte blogeri më i vjetër në botë

Përveç se ishte aktor i mrekullueshëm, ushtar, filantropist, regjisor, producent, ai ishte edhe bloger. Kishte aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe shkroi herë pas here artikuj emocionues në platforma të ndryshme të internetit, përfshirë edhe në HuffPost. Besohet se ishte një nga blogerët më të vjetër në botë, përcjell rtv21.tv

7.U shfaq në rreth 90 filma dhe shfaqje televizive, fitoi shumë çmime prestigjioze

I njohur për rolet e tij në “Spartacus”, “Ace in the Hole”, “The Vikings” dhe “Lust For Life”, Kirk u shfaq në më shumë se 90 filma dhe shfaqje televizive. Prodhoi rreth 30 filma dhe dy u realizuan nën regjinë e tij.

Për Hollywoodin, Kirk ishte një perlë e rrallë. Nga “Oscars” deri te “Golden Globes”, ai i fitoi të gjitha dhe u nderua nga vende të ndryshme për shërbimin ushtarak dhe për kontributin e tij në kinematografi./21Media