Kirurgët në grevë – operacionet po anulohen!

Syla: Kemi premtime se më 31 jnar do të kaloj ligji për pagat

Grevës së kirurgëve e cila ka hyrë në javën e katërt sot iu kanë bashkangjitur edhe Kilinka e Peditarisë dhe Spitali Rajonal i Ferizajt. Si pasojë e grevës,  brenda ditës, në klinika të QKUK-së,  po anulohen rreth 200 operacione. Grevistës thonë se  nuk do ta ndalin grevën deri në realizimin e kërkesës së tyre për rritje pagash.

Burime të RTV21 bënë të ditur se ligji për pagat pritet të miratohet në Kuvend më 31 janar, së bashku me buxhetin për vitin 2019 dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë do të fillojnë të marrin pagat me rritje./21Media

Back to top button