Tarni vë në fytyrë insekte rrëqethëse dhe fotografohet me to

Tarni vë në fytyrë insekte rrëqethëse dhe fotografohet me to

Një grua nga Australia ka një hobi të pazakontë të cilin shumë prej nesh ndoshta as që mund ta imagjinojmë, e lëre më ta praktikojmë. Ajo vë në fytyrë insekte të rrezikshme, duke ia mundësuar atyre që të ecin lirshëm nëpër të, e këtë pa pasur aspak frikë nga to, shkruan rtv21.tv

Fjala është për arsimtaren 27 vjeçe Tarni Roebuck nga Queensland i Australisë.

Tarni vë në fytyrë lloje krijesash rrëqethëse, si merimanga dhe disa lloje të tjera të cilat shumëkënd e bëjnë të ndihet në siklet.  Por, Tarni duket se ndihet mirë me to.

Në një deklaratë australiania ka treguar qëllimin e saj për vënien e këtyre krijesave në fytyrë, disa prej tyre shumë të rrezikshme. Ajo ka thënë se i do shumë dhe se dëshiron që çdo herë, me çdo lloj insekti që kap me duar, ta vë në fytyrë dhe të fotografohet me të.

Arsimtarja po ashtu ka treguar se krijesat e tilla e fascinojnë dhe pse jo, bën  fotografi me to që më pas t’i shikojë, gjë që e bën të lumtur.

Megjithatë, edhe kjo arsimtare dikur ka pasur mendim tjetër për këto krijesa, në veçanti për merimangat. Është frikësuar nga to. Por tani ndihet mirë në shoqërinë e tyre.

Tarin ka thënë se asnjëherë deri më tani nuk e ka pickuar asnjë insekt, por normalisht se e di se cilat duhet t’i zgjedh për t’i vënë në fytyrë./21Media