Një dashuri e veçantë për artin

Një dashuri e veçantë për artin

Artistja amerikane Alexis Fraser, krijon art, por krijimet e saj dallojn nga puna e artistëve të tjerë.

Fraser, veç disa vijave që bën me brushë e ngjyrë, lyen buzët me buzëkuq dhe me to të themi puthë hapësirën të cilën do ta mbush në pëlhurë, shkruan rtv21.tv

Artistja vepron kështu me një radhë ngjyrash në buzë dhe për çudi, me këtë metodë ia del që të realizojë portrete krejtësisht të ngjashme me figurat e personaliteteve të cilat i pikturon.

Frazer me këtë metodë pune ka filluar në vitin 2012.

Ideja për përdorim të buzëkuqit i lindi një ditë derisa po pikturonte portretin e Marilyn Monroe, dhe për të bërë diçka më ndryshe nga të tjerët, ajo provoi buzëkuqin me të cilin mbushi një hapësirë.

Buzëkuqi sipas saj është simbol dashurie, dhe kjo edhe tregon dashurinë që ka ajo për artin. Buzëkuqi njëherësh i sjell edhe pozitivitet Fraserit, siç ka thënë ajo në një deklaratë, pasi që kur sheh një krijim arti të punuar me buzëkuq të saj, ndihet sikur në përralla.

Kështu, portreti i Monroe të cilin e krijoi me buzëkuq doli të jetë mahnitës dhe prej këtu ajo vazhdoi edhe me punimin e portreteve të tjera.

Megjithatë, krijimi i portreteve me buzëkuq nuk është metoda e vetme që punon artistja amerikane. Ajo tashmë ka realizuar edhe një radhë idesh të tjera sa i përket artit, përfshirë këtu krijimin e pikturave me bustina çaji, krijimin e punimeve me gishtërinj të këmbëve e këtë duke vallëzuar e disa metoda të tjera./21Media