"Fresh Paper" u zbulua nga një 12-vjeçare dhe përdoret në më shumë se 35 vende

“Fresh Paper” u zbulua nga një 12-vjeçare dhe përdoret në më shumë se 35 vende

Kjo copëz letre i ruan produktet e juaja nga prishja. Madje, thuhet se i mban produktet e juaja më të freskëta për katër herë më shumë sesa normalja. Kjo letër thirret “fresh paper” dhe është krijuar nga kompania Fresh Glow. Vetëm vendoseni letrën nën produkte ose çantë ku i mban ushqimet. Fresh Paper është e përzier me erëza organike. Përbërësit pengojnë rritjen e bakterieve dhe kërpudhave dhe parandalojnë daljen e enzimeve që i bëjnë këto produkte të stërpjekura.

Kavita Shukla e zbuloi FreshPaper-in kur ishte 12-vjeçe. Gjyshja e saj i dha një çaj të krijuar nga vetë ajo, që e ruante atë nga sëmundjet pasi që ajo piu ujë të kontaminuar. Shukla e filloi eksperimentimin me erëza, për të parë se çka tjetër do të mund të bënin. Eventualisht, ajo krijoi një miksturë për t’i mbajtur dredhëzat e freskëta.

Sot FreshPaper shitet në më shumë se 35 vende, dhe qëllimi është t’iu ndihmojë 1 miliardë njerëzve rreth botës./21Media