Rezultati do t'ju lërë pa fjalë

Rezultati do t’ju lërë pa fjalë

Një ndër dietat më të shëndetshme dhe më efektive të përdorura vitet e fundit është hartuar nga Instituti Gjerman i Shëndetit, dhe njihet botërisht thjesht si dieta gjermane. Në qoftë se e ndiqni me rigorozitet deri në fund, do të arrini të humbni plot 6 kg.

Instituti rekomandon që gjatë kësaj kohe duhet të pini shumë ujë.

Dita e parë
MËNGJESI: çaj i gjelbër ose kafe e zezë pa sheqer dhe një fetë e hollë bukë e thekur
DREKA: dy vezë të ziera, domate, 100 gr spinaq të shërbyera me vaj ulliri
DARKA: një biftek mesatar, 150 gr sallatë me domate dhe qepë të njoma.

Dita e dytë
MËNGJESI: çaj të gjelbër ose kafe e zezë pa sheqer dhe një fetë e hollë bukë e thekur
DREKA: 200 gr sallatë me domate dhe lakër të bardhë, 2 portokaj ose mandarina dhe 1 mollë e gjelbër
DARKA: 2 vezë të ziera, 200 gr mish pule i gatuar në avull dhe sallatë gjelbër vetëm me pak kripë e vaj ulliri

Dita e tretë
MËNGJESI: çaj i gjelbër ose kafe e zezë pa sheqer dhe një banane
DREKA: dy vezë të ziera, 100 gr djathë pa yndyrë, 200 gr karota të ziera të shërbyer me vaj ulliri
DARKA: 2 vezë të ziera, sallatë frutash me mollë, banane, dardha dhe portokaj

Dita e katërt
MËNGJESI: 1 gotë me lëng molle të shtrydhur
DREKA: 200 gr peshk i gatuar sipas dëshirës, sallatë me domate qershi dhe qepë të kuqe
DARKA: fileto pule, 150 gr sallatë të gjelbër me limonë

Dita e pestë
MËNGJESI: 1 gotë me lëng karote
DREKA: sallatë me perime sipas dëshirës, 200 gr mish pule pa yndyrë dhe dy feta bukë e zezë
DARKA dy vezë të ziera dhe sallatë me karota e rrepa

Dita e gjashtë
MËNGJESI: kafe e zezë pa sheqer dhe një tostë me proshutë pule
DREKA: 1 fileto pule e gatuar, sallatë me lakra, majdanoz e lëng limoni
DARKA: 150 gr djathë i njomë pa yndyrë, dy karota dhe 1 kokërr vezë e zier

Dita e shtatë
MËNGJESI: 1 gotë qumësht pa yndyrë dhe një lugë mjaltë
DREKA: biftek dhe fruta të freskëta
DARKA: sallatë me frutat që ju gjenden në shtëpi dhe një gotë kos

Pas javës së parë duhet të bëni një ditë pushim ku të hani çfarë të doni dhe ta përsërisni edhe një herë nga e para javën pasardhëse./21Media