Dieta 3 ditore me mandarina

Dieta 3 ditore me mandarina

Mandarinat sapo kanë filluar të dalin në treg. Shumë të mira në stinën e ftohtë për të marrë sa më shumë vitamina, por ato janë perfekte edhe për të humbur peshë.

Sekreti është te kaloritë e ulëta që ka. Mjaft popullore mes modeleve dhe fashionisteve, që tregojnë se kjo dietë me mandarina ka efekt magjik, vetëm për tre ditë.

Dieta duhet të zgjasë vetëm 3 ditë, por mund t’a përsërisni këtë metodë të humbjes së peshës jo më shumë se një herë në tre javë.

Kujdes duhet të bëjnë personat që kanë probleme me sistemin gastrointestinal ose vuajnë nga reaksionet alergjike.

Menyja e përditshme e dietës:

Mëngjesi: 1 gotë qumësht dhe 1 mandarinë.

Para dreke: 1 gotë lëng të freskët të mandarinës.

Dreka: Supë shtëpie apo supë e lehtë dhe sasinë e mandarinave që ju dëshironi.

Pasdite: 1 kos.

Për zemër: 50 g djathë dhe 1 mandarinë.

Darka: 1 filxhan supë perimesh shtëpie dhe mandarina sa të dëshironi.

Pas darke: 1 lëng frutash./21Media