Aktori di të jetë shumë i rezervuar sa i përket jetës private

Aktori di të jetë shumë i rezervuar sa i përket jetës private

Alp Navruz, është aktori i njohur turk, i cili tek ne u bë i njohur përmes rolit të “Xhenkut” në serialin “Mos ma lësho dorën”.

Alp ka lindur në Turqi më 2 shkurt të vitit 1992 dhe tani është 27-vjeçar. Karrierën e tij e filloi me modelizëm, pastaj ai studioi për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Turqisë.

Alp Navruz debutoi si aktor,  në rolin e “Sinan Egemen” tek seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat”.

Ani pse bukuroshi turk nuk ka bërë të ditur asgjë lidhur me jetën e tij private, por, në mediat turke është raportuar se ai ka qenë në lidhje me aktoren e njohur turke, Başak Parlak, e cila e njohur u bë me rolin e “Ruyas”, në serialin, “Fatih Harbiye”.

Por, dyshja tani duket se  i kanë ndarë rrugët e tyre dhe ata më nuk kanë kontake mes vete, edhe pse patën një histori dashurie së bashku.

“Mos ma lësho dorën” është njëri ndër serialet më të shikuara të Turqi. Në këtë serial luajn aktorë të njohur, të cilët me rolet e tyre shumë shpejt kanë arritur që t’i rrëmbjenë zemrat e publikut. ./21Media