KFOR-i në bashkëpunim me Klinikën Emergjente

KFOR-i në bashkëpunim me Klinikën Emergjente

Sot një helikopter i KFOR-it ka aterruar në oborrin e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

Ky aterrim ishte në kuadër të një ushtrimi për reagim në situata emergjente, të organizuar nga KFOR-it në bashkëpunim me Klinikën Emergjente të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Ushtrim për reagim në situata emërgjente, në bashkëpunim me klinikën emergjente”, tha Fazliu.

Gjatë ushtrimit është improvizuar një rast me lëndime në gjoks dhe krahë dhe është testuar reagimi i klinikës në raste të tilla. KFOR, ka sjellë një helikopter përmes së cilit është improvizuar ardhja e rasteve me lëndime dhe vlerësimi ka qenë maksimal për ekipet emergjente”, bëjnë të ditur nga QKUK.

Siç njofton QKUK, u premtua se në rast të situatave emergjente, KFOR do të përkrahë me helikopter për sjellë të lënduarit.

Testimet e tilla do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme nga ora 9:30 deri në 12:00.

Portali rtv21.tv ka siguruar pamje nga ky ushtrim./21Media