Mësoni të vërtetën

Mësoni të vërtetën

Ndërkohë që djersitemi për disa javë në palestër dhe numërojmë çdo gram ushqim që hamë, disa të tjerë dobësohen pa kurrfarë problemi. Cili është mister i padrejtësisë kozmike?

Studimi i botuar në revistën “Cell” anketoi 800 persona me nivel të lartë të insulinës. Këta të anketuar duhej të regjistronin saktë zakonet e tyre e të ngrënit, marrjen me sport dhe gjumin.

Hulumtimi ka analizuar proceset e dobësimit të njerëzve të ndryshëm të të njëjtave zakone ushqyese.

Të anketuarit përdorën ushqime të njëjta në sasi të barabarta. Ata pastaj matën nivelet e tyre të insulinës në trup, pasi nivelet e sheqerit në gjak luajnë një rol të madh në humbjen e peshës, largimin e mbipeshës dhe diabetin, transmeton KosovaPress.

Megjithëse indeksi i masës së moshës dhe trupit ndikoi në nivelet e sheqerit në gjak, nivelet e insulinës u gjetën të jenë të ndryshme në njerëzit që hanin të njëjtën sasi ushqimi. Kështu, predispozita gjenetike gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në humbjen e peshës, por edhe në shtimin e peshës.