Ato qajnë kur ulemi

Ato qajnë kur ulemi

Të gjithë kemi dëgjuar e mbase edhe përjetuar, që bebet e porsalindura qajnë shumë dhe mundësitë për të bërë gjumë të rehatshëm janë mjaft të vogla.

Mbase e keni vërejtur që bebet mund të qajnë derisa janë ulur, por kur i marrim i afroni afër vetes dhe ngrihemi në këmbë, ato ndalen së qari.

Kjo nuk është që ju e keni mësuar beben me veprim të tillë, por kjo ndodhë për shkak të natyrës së tyre evolutive. Bebet madje mund ta dallojnë kur jemi ulur e kur në këmbë, por si?

Sipas një studimi të publikuar nga “Current Biology”,  bebja qetësohet kur nëna e merr ngrykë falë reaksionit të koordinuar të qendrës motorike dhe kardio-rregulluese.

Po ashtu, raportohet se bebet prej gjashtë muajsh pushojnë së qari dhe qetësohen sapo nëna e merr ngrykë dhe fillon ta bartë nëpër dhomë.