Harry dhe Meghani janë bërë prindë më 06 maj

Harry dhe Meghani janë bërë prindë më 06 maj

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle më 06 maj është bërë nënë për herë të parë me një djalë.

Me rastin e lindjes së foshnjë, Princi William, i cili tani ka epitetin e xhaxhait është shprehur se është shumë i emocionuar për lindjen e nipit të tij, dhe se është i gëzuar për vëllain e tij që tani bënë pjesë “shoqërinë e privimit të gjumit pasi që është prindër” këtë ai e ka thënë duke qeshur para gazetarëve.

Raportohet se, Kate Middleton dhe Princ William nuk janë takuar ende me Archien për shkak se çifti ka qenë gjatë kësaj kohe në udhëtime të ndryshme te disa organizata jashtë Londrës, dhe kjo ka bërë që ata të mungojnë në momentin e rëndësishëm të lindjes së Archiet.

Emri i zgjedhur për foshnjën Mbretërore është emër krejtësisht i ri për familjen.

Archie, do të jetë emri i djalit, Harry dhe Meghani, të cilët kanë vendosur të mos përdorin një titull privilegji për djalin e tyre. /21Media