Tiffani do t'ju mungojë fansave

Tiffani do t’ju mungojë fansave

Përderisa kasta e aktorëve të Beverly Hills, 90210 po bashkohen për shfaqjen televizive, Tiffani Thiessen njoftoi fansat e saj se nuk do të paraqitet në seritë e reja.

Aktorja 45-vjeçare i tha televizionit Entertainment Tonight se nuk do të jetë protagoniste e BH90210, transmeton rtv21.tv

Thiessen, e cila për gjashtë sezone luajti rolin e Valeri Malone, tha se obligimet e saj për seritë e Netflixit, Alexa & Katie, po e privojnë nga pjesëmarrja në xhirime të BH90210.

“Aktualisht, jam në xhirime të sezonit të tretë të Alexa & Katie. Jam duke punuar momentalisht dhe jam e zënë”, tha ajo dhe bëri të ditur se është në mes të sezonit dhe do të xhirojnë deri në shtator.

Aktorja po ashtu tregoi se orari i xhirimeve të Netflixit, ia pamundëson pjesëmarrjen në seritë e BH90210. Ndërsa për seritë e radhës, aktorja tha se nuk di shumë, por një gjë është e sigurt sipas saj, njerëzit janë shumë të lumtur.

BH90210 do ta ketë premierën me 7 gusht./21Media