Sipas Bunjakit Kosova pati një paraqitje të mirë

Sipas Bunjakit Kosova pati një paraqitje të mirë

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki pas disfatë skundër Ukrainës (0-2), mendon se Kosova ka bërë paraqitje të mirë.

Ai thotë se kundërshtari ishte shumë i fortë, por ai shpreson se në ndeshjen e radhës kundër Islandës, përfaqësuesja jonë të ketë paraqitje edhe më të mirë, sfidë në të cilën sipas Bunjakut, do të jetë krejt ndryshe në krahasim me Ukrainën.

“Kundërshtari ishte më i fortë, mirëpo përformanca ishte e mirë. Duhet të shpresojmë, edhe pse Ukraina është më e fortë se Islanda. Me Islandën do të jetë një lojë krejt tjetër. Është një kundërshtarë që ka gjasa të mëdha që të kualifikohet”, tha Bunjaki.

“Kosova ka ngritje nga loja në lojë, ka lojë më të organizuar, por duhet të vazhdojmë të punojmë akoma më shumë”, ka theksuar ai.

Ai shpreson se në duel me Islandën do të arrihet fitorja e shumëpritur. Bunjaki do ta drejton Kosovën edhe në duel me islandezët, derisa nuk dihet nëse do ta jetë në krye të bankinës së përfaqësues sonë edhe në miqësoren e nëntorit.

“Më shumë së asgjë në botë e dua fitoren kundër Islandës. Ne do të mundohemi të bëjmë përpjekje maksimale që të arrijmë fitore. Lojën me Islandën do ta drejtoj unë, e pas të shohim”, ka pohuar ai.