Jeta e Valdrin Llukës jashtë politikës

Jeta e Valdrin Llukës jashtë politikës

Ai është një ndër ministrat më aktiv të qeverisë së vendit, të cilin jeni mësuar ta shihni duke debatuar për tema të ndryshme, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit. Është fjala për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukën.

Për ministrin dhe aktivitetet e tij ditore jeni mësuar të lexoni dhe dëgjoni në media thuajse çdo ditë, ndërkohë që për jetën e tij private publiku di pak.

Për dallim nga ministrat e tjerë, për jetën private të Valdrin Llukës nuk mund të gjenden shumë informacione në internet, përfshirë këtu vitin e lindjes dhe vendlindjen. Përveç këtyre, ministri nga Gjakova është i rezervuar për publikun edhe sa i përket familjes së ngushtë, shkruan rtv21.tv

Megjithatë, nga pak fotografi të ndara me publikun kuptohet se Valdrin Lluka është i martuar me Jehona Llukën. Valdrini dhe Jehona nga dashuria e tyre kanë një djalë, të quajtur Eloi. Me tipare pak të babait, si dhe të së ëmës, Eloi duket mjaft i ëmbël dhe simpatik, shkruan rtv21.tv

Çifti Lluka aktualisht jeton dhe vepron në Prishtinë.

Valdrin Lluka është sipërmarrës me mbi 12 vite eksperiencë në zhvillimin e sektorit privat, lidership dhe konsulencë menaxheriale. Ai mban titullin Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Universiteti i Minesotës (Carlson School of Management) dhe Ekonomist nga Universiteti Amerikan në Bullgari. Lluka ka udhëhequr Këshillin Kombëtar të Zonave Ekonomike, i emëruar nga Kabineti i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ka shërbyer në disa borde për zhvillim ekonomik, brenda dhe jashtë Kosovës. Ka eksperiencë të gjerë me ndërtimin e brendeve, në nivel të kompanisë dhe shtetëror, dhe aftësi të mira analitike, komunikative, prezantuese dhe organizative, kryesisht të fituara përmes trajnimeve të ndryshme dhe projekteve në konsulencë menaxheriale në Kosovë dhe SHBA.

Valdrin Lluka aktualisht është ministër i Zhvillimit Ekonomik, post të cilin e ka marrë me formimin e Qeverisë, në shtator të vitit 2017./21Media

Më poshtë ju sjellim disa imazhe të familjes Lluka