Ajo kishte jetuar 6000 vjet më parë në Skandinavi

Ajo kishte jetuar 6000 vjet më parë në Skandinavi

Falë shenjave të dhëmbëve që la në një “çamçakëz” të lashtë, shkencëtarët ishin në gjendje të merrnin ADN-në, të cilën e përdorën për të deshifruar kodin e saj gjenetik.

Kjo është hera e parë që një gjenom i tërë i lashtë njerëzor nuk është nxjerrë nga kockat njerëzore. Gruaja mendohet se kishte lëkurë të errët, flokë kafe të errët dhe sy blu.

Mjeku Hannes Schroeder nga Universiteti i Kopenhagen tha se “çamçakëzi”, që është në të vërtetë katran nga një pemë, është një burim shumë i vlefshëm i ADN-së antike, veçanërisht për periudhat kohore ku nuk ka mbetje njerëzore.

I gjithë kodi gjenetik i gruas, ose gjenomi, u deshifrua dhe u përdor për të krijuar një ide sesi dukej ajo.

Gjenetikisht raportohet se është e lidhur më shumë me gjuetarët nga Evropa kontinentale sesa me ata që jetonin në Skandinavinë qendrore në atë kohë.

Ajo mendohet se ka prejardhje nga një popullatë që ishte zhvendosur nga Evropa perëndimore pasi tërheqjes së akullnajave./oranews