Kjo është gjendja e policit që po trajtohet në QKUK pas incidentit në Zhur

Mjeku kujdestar ka treguar se polici ka marrë lëndime në fytyrë dhe qafë

Nga shperthimi i një eksplozivi në Zhur të Prizrenit që ka ndodhur mbrëmë i vdekur ka mbetur një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Të lënduar kanë mbetur edhe dy policë të tjerë e njëri prej tyre është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Agron Çitaku për 21Media ka treguar se gjendja e tij tani është stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Çitaku ka treguar se pjestari i policisë ka marrë lëndime në regjionin e fytyrës dhe në qafë.

“Është jashtë rrezikut për jetë. Lëndimet i ka më së shumti në regjionin e fytyrës dhe në qafë”, ka thënë Çitaku.

Në lidhje me këtë incident, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili është duke u mbajtur në paraburgim me afat prej 48 orësh. /21Media 

Back to top button