Kjo është gjendja e policit të lënduar nga shpërthimi në Zhur

Polici ka humbur njërin sy

Polici, i cili është lënduar mbrëmë pas shpërthimit të një eksplozivi në Zhur, është nën përkujdesin intenziv dhe po trajtohet në QKUK.

Këtë e konfirmoi për 21Media doktori, Shaqir Uka. Ai tha se polici ka humbur njërin sy, ndërsa syri tjetër është i lënduar, por që siç tha nuk mund të thuhet se ka humbur të pamurit.

Nga shpërthimi i një eksplozivi që ka ndodhur gjatë një operacioni policor në Zhur të Prizrenit ka mbetur i vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi./21Media

Back to top button