Dalin rezultatet mjekësore Mohamed Salah u detyrua të largohej para kohe nga fusha e blertë pas një përplasjeje me mesfushorin e “Dhelprave” Hamza Choudhury pak para se të mbyllej takimi në “Anflied”.

 Dalin rezultatet mjekësore

Mohamed Salah u detyrua të largohej para kohe nga fusha e blertë pas një përplasjeje me mesfushorin e “Dhelprave” Hamza Choudhury pak para se të mbyllej takimi në “Anflied”.

Sulmuesi egjiptian është shumë me fat pasi skanimet fillestare nuk tregojnë ndonjë dëmtim të rëndësishëm përtej përdredhjes së gjurit të majtë.

Salah do të vazhdojë të monitorohet nga afër nga stafi mjekësor, por burimet e Liverpool kanë thënë se mbetet në dyshim për ndeshjen e radhës të “The Reds”, kundër Manchester United, më 20 tetor./21Media