Vazhdojnë pritjet në kufi

Vazhdojnë pritjet në kufi

Pritjet e gjata në Merdare nuk kanë të ndalur edhe këtë të shtunë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare, pritjet janë deri 1 orë e gjysmë për të dalë nga Kosova, përderisa për të hyrë janë vetëm 3 deri në 5 minuta.

Ndërkaq, kolona e automjeteve në dalje të Kosovës në Merdare është 400 metra e gjatë, shkruan rtv21.tv.

Pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje nuk janë të ngarkuar. Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 10 minuta dhe nuk raportohet për kolona automjetesh./21Media