Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Me ardhjen e bashkatdhetarëve në Kosovë për festat e fundvitit kanë filluar të krijohen edhe kolona në vendkalimet kufitare.
Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat rreth fluksit në pikat e kalimit kufitar.
Sipas këtyre të dhënave në mëngjesin e sotëm gjendja në këto pika kufitare është e qetë dhe pritjet nuk janë të gjata.
Pritjet në hyrje të pikave kufitare në Kosovë nuk janë më të gjata se 10 minuta.
Njëjtë është edhe në dalje të pikave kufitare, ku pritja më e gjatë është deri në 5 minuta.

Masat antiCOVID parashohin se çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19, certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë)./21Media

Back to top button