Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Në hyrje bashkatdhetarët po presin pak minuta, në dalje po presin me orë

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja për të dalë nga Kosova këtë të hënë nga pika kufitare me Serbinë në Merdare është një orë e gjysmë. E për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, qytetarët po presin nga 5 deri në 10 minuta. Ndërsa, kolona e automjeteve në këto momente është e gjatë afro një kilometër.

Pritje deri një orë e gjysmë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Atje udhëtarët duhet të presin 80 deri 90 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona e automjeteve është 600 metra, shkruan rtv21.tv.

Raportohet se në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 20 minuta për hyrje-dalje.

Kujtojmë se dje pritjet për të dalë nga Kosova përmes Merdares kanë qenë rreth 9 orë./21Media

Back to top button