Të plagosurit vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

Të plagosurit vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

Pas përleshjes me armë zjarri në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, dje dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Dy të plagosurit po trajtohen në QKUK dhe ende vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për portalin rtv21.tv tregoi të plagosurit janë ende nën përkujdesje intensive.

“Janë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit shëndetësor”, tha Fazliu në një përgjigje elektronike.

Raportohet se kjo përleshje e armatosur mes dy familjeve kishte ardhur për shkak të një kontesti pronësor./21Media