Sonte në mbrëmje do të njihemi me mbretëreshën e re të Europës

Sonte në mbrëmje do të njihemi me mbretëreshën e re të Europës

Nga njëra anë është Reali që kërkon trofeun e tretë radhazi dhe nga ana tjetër është Liverpool, që rikthehet në një finale Champions League që prej vitit 2007 ku mposhti Milanin.

Deri më tani janë luajtur 62 finale dhe kjo do të jetë e 63, këto finale janë fituar në total nga 13 shtete dhe janë luajtur nga 13.

Liga që ka më shumë trofe është padyshim Spanja me Realin që ka 12 dhe Barcelonën 5.

Më pas vjen Italia (12), Anglia (12), Gjermania (7), Holanda (6), Portugalia (4), dhe Franca, Rumania, Skocia, Jugosllavia kanë nga 1.

Teksa Belgjika, Greqia dhe Suedia kanë qenë një herë në finale, por nuk kanë arritur që të triumfojnë.