Aktorja jashtë serialit ''Emri im është engjëll''

Aktorja jashtë serialit ”Emri im është engjëll”

Në ekranin e RTV21 është duke u transmetuar seriali turk “Emri im është engjëll”, serial ky i cili ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.

Shikuesit e serialit janë ata të cilët po e presin se si do të zhvillohet ngjarja tuje, shkruan rtv21.tv

Pjesë e serialit janë aktor të njohur por, gjithashtu edhe emra të rinjë të kinematografisë turke. Në mesin e tyre është edhe Rabia Soyturk në rolin e “Defnes”.

Një vajzë e cila përballet me ndarjen e prindërve, sëmundjen e nënës. Nga Gjermania ajo kthehet në Turqi bashkë me nënën dhe dy vllëzërit e saj.

Por, kush është në jetën reale ”Define”? Aktorja ka lindur në marsin e vitit 1996 që do të thotë se tani është 23 vjeçare. Ajo studoi për infermieri si dhe për aktrim në Qendrën Kulturore Sadri Alişik. Deri tani ajo ka luajtur në tri seriale.

Stili i saj në jetën reale nuk ka ndryshim të madh nga ai në serial. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga përditshmëria e aktores, e cila aktualisht po rrëmben vëmendje të madhe në Turqi. /21Media