Lotët e Belkizës bënë për të qarë shumë njerëz

Lotët e Belkizës bënë për të qarë shumë njerëz

“Me pas një dhomë temën dhe me pas ushqim”, tha Belkiza Mehmedi . Lotët e Belkizës bënë për të qarë shumë njerëz.

Por lotët asaj tani i dalin nga gëzimi duke na treguar për dhomën e re të saj.

Ajo tani bashkë me nënën e saj Ardianen jetojnë në një banesë të re në Maqedoni.

Belkiza e buzëqeshur tregon dhomën e saj që e kishte ëndërruar prej kohësh.

“Kjo është ngjyra të cilën e kam pëlqyer gjithmonë, tani kam një dhomë timen, kam çantë për në shkollë. Tani bëj një gjumë shumë të rehatshëm. Tani kam edhe kompjuter ku kam edhe ku të mësoj, kam edhe tavolinë që ti bëjë detyrat. E falënderoj xhaxhin Elvis Naçi i cili na i mundësoi banesën e re”, u shpreh Belkiza Mehmedi.

Nëna Ardiana falënderon të gjithë personat humanë që ia shtrinë dorën dhe e ndihmuan në ditët e vështira të saj. Ajo thotë se pasi historia e tyre u transmetua në TV21, thirrjet për ta ndihmuar erdhën nga të gjitha anët.

“Unë së pari herë desha të ju falënderoj juve si TV21 që ishit iniciatorët e parë që e publikuat historinë tonë. Pastaj Falënderoj Fondacionin “Firdeus” të cilët menjëherë na erdhën ditën e nesërme, falënderoj përfaqësuesin kryesor të këtij fondacioni Senadin”, tha Ardijana Mehmedi.

Kuzhinë e re, mobilje të reja, gjithçka përreth tyre ka ndryshuar në të mirë.

Tani familja Mehmedi ka një kulm mbi kokë dhe siç thotë Ardiana, nuk e ka më ankthin e mëparshëm se shtëpia mund të rrëzohet në çdo moment. Familja na përcolli e lumtur me uratën që edhe familjet e tjera në nevojë do të gëzojnë ditë të bardha ./21Media