140 milionë euro për Pogban

140 milionë euro për Pogban

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do të provojë edhe njëherë ta transferojë yllin e Manchester United, Paul Pogba.

Pogba gjatë tërë verës ka qenë i kërkuar nga Reali, mirëpo asnjë marrëveshje nuk është arritur.

“Los Blancos”, janë të gatshëm të paguajnë 140 milionë euro, për transferimin e tij. “Djajtë e Kuq”, kërkojnë 160 milionë euro, por Perez po shpreson që francezi do t’i bëjë presion United ta shesin para se të mbyllet afati kalimtar.

Kujtojmë që afati kalimtar mbyllet sot dhe përgjigja e United pritet në orët e ardhshme.