E bëri të ditur vetë këngëtarja

E bëri të ditur vetë këngëtarja

Sonte luhet finalja e madhe e ligës së Kampionëve, ku do të ndeshen Real Madridi me Liverpoolin. Në kuadër të kësaj nate të madhe për futbolldashësit do të performojë këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Në ndeshjen finale që do të mbahet në Kiev të Ukrainës tashmë ka arritur edhe këngëtarja e njohur.

Me këtë rast, sikurse për çdo eveniment tjetër, në instagram Dua ka hedhur video ku shihet së bashku me ekipin që do të performojë.

Dua madje ka bërë të ditur edhe orën kur do të performojë, duke shfaqur edhe entuziazmin e saj për këtë ngjarje.

“ÇFARË DITE ËSHTË? DITA E SHOUT!!! Shikona LIVE në 19:30 në orën e Britanisë [email protected] #[email protected] #LoveitLiveit 🌼”, ka shkruar Dua në instagram.

Ndryshe, ndeshja e finales së Ligës së Kampionëve do të fillojë nga ora 20:45./21Media