Kjo është pasuria e Albin Kurtit

Kurti ka 10 mijë euro para të kursyera

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka deklaruar pasuri të paluajtshme banesën e bashkëshortes së tij në Oslo të Norvergjisë me vlerë 400 mijë euro.

Për këtë banesë në deklarimin e pasurisë në Agjencinë e Antikorrupsionit, bashkëshortja e Kurtit ka marrë kredi 270 mijë euro.

Të ardhura vjetore Kurti ka deklaruar pagën e deputetit 19,189 euro. Ndërsa paga vjetore e bashkëshortes së tij në Oslo është deklaruar 42.240 euro.

Para të kursyera Kurti ka deklaruar 10 mijë euro të cilat poashtu janë në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij.

Back to top button