15 mijë euro vlera e pikturave të Lumezit

15 mijë euro vlera e pikturave të Lumezit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, si pasuri të paluajtshme ka deklaruar banesë me vlerë 120 mijë euro, një tjetër me vlerë 80 mijë euro dhe parcelë me vlerë 53 mijë e 200 euro.

Në Agjencinë Antikorrupsion, kryeprokurori ka deklaruar pasuri të luajtshme e një veturë Opel Corsa me vlerë 8 mijë euro dhe 5 piktura me vlerë 15 mijë euro.

Para të kursyera ka deklaruar 13 mijë e 243euro dhe 7 mijë e 46 euro në llogarinë e bashkëshortes, kurse si para të gatshme 3 mijë euro të fëmijëve të tij. Lumezi ka edhe borxhe nga një huamarrje me vlerë 29 mijë euro.

Të hyrat vjetore të Lumezit vinë nga paga e tij si kryeprokuror me shumë prej 13 mijë e 600 euro, paga nga AAB me vlerë 3 mijë e 456 euro, shërbime intelektuale 1 mijë e 760 euro nga buxheti i Kosovës, 289 euro mëditje dhe 8 mijë e 4000 euro nga qiraja e banesës.