Lajçi ka shprehur mallin me fjalët më të dhimbshme

Lajçi ka shprehur mallin me fjalët më të dhimbshme

Ditën e diel aktori i mirënjohur Çun Lajçi përjetoi një ditë të tmerrshme, kjo pasi humbi njërin ndër personat më të dashur për të.

Më 19 nëntor vdiq Bubulina Lajçi, vajza e Çunit e cila me profesion ishte po ashtu aktore, shkruan rtv21.tv

Pas vdekjes, babai i dedikoi disa vargje të bijës për mërzinë që ka. E në poezinë  e fundit që ka ndarë në Facebook, Lajçi ka shprehur mallin me fjalët më të dhimbshme.

Kjo është poezia:

Mall

Nëse m’shihni tue shetitë

Me nji qenush përdore

Diku’ parqeve të Dardanisë

Kthejeni kryet o t’bekuem

E thirrni Bubulinë

M’i thuani fjalët e bardha

Ta mbys ditën e zisë

Se do t’iu shikoj me sytë e saj

T’përmallshëm

E do t’eci gjurmëve

T’mia t’vetmisë.

/21Media