Argument për obligimin e kurbanit siç shpjegojnë hoxhallarët

Argument për obligimin e kurbanit siç shpjegojnë hoxhallarët

Kanë mbetur edhe dy ditë nga Festa e Kurban Bajramit, e cila festohet nga myslimanët anë e mbanë botës. Kjo festë kulmon me therrjen e Kurbanit, sipas së cilit e mbanë edhe emrin.

Në prag të kësaj feste sjellim disa fakte rreth Kurban Bajramit dhe rëndësisë së tij.

Kurban Bajrami ka për qëllim sakrificën, prerjen e një kafshe për hir të Zotit dhe i cili është obligim. Siç shpjegojnë hoxhollarët, me qëllim që kurbani të jetë obligim duhet të plotësohen disa kushte: të jetë musliman, të jetë i lirë ngase robi nuk ka obligim të presë kurban, të jetë në vendlindje, pra të mos jetë në udhëtim, të jetë psiqikisht i mençur, të jetë i moshës madhore (pubertet) dhe të ketë mundësi financiare për prerjen e Kurbanit.

Argument për obligimin e kurbanit siç shpjegojnë hoxhallarët gjendet edhe në ajetin Kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë: “Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”

“I Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s. me dorën e tij kishte prerë kurban dy desh të larëm me brinjë, kishte bërë bismil-lah dhe tekbir”. Kur e pyetën të Dërguarin e Allahut a.s. se pse bëhen këto kurbane, ai u përgjigj: ”Është sunneti (tradita) i babait tonë, Ibrahimit” Ata i thanë: “Çfarë përfitojmë ne prej tyre?” Ai i tha: “Për çdo qime (të kurbanit), ju do të shpërbleheni”

Gjithashtu transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush ka mundësi të ther kurban dhe nuk ther, të mos i afrohet xhamisë sonë.”

Sipas fesë Islame, therja e Kurbanit është një tregues i madh se njeriu është i gatshëm për të sakrifikuar për fenë e Allahut dhe bindjes së tij ndaj Krijuesit. Me një akt të tillë siç bëhet e ditur, muslimani tregon mirënjohjen e tij ndaj Allahut për mirësitë dhe begatitë e shumta që Zoti ia ka dhuruar njeriut./21Media