Rafinha do të rikthehet në vendlindje

Rafinha do të rikthehet në vendlindje

Mbrojtësi brazilian, Rafinha i ka dhënë lamtumirën Bayern Munihut, në përfundim të stinorit. Rafinha është bërë me skuadër të re. Nga sezoni tjetër mbrojtësi i krahut të djathtë do të luajë për skuadrën braziliane Flamengo, me të cilën ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Pas tetë viteve të kaluara te Bayerni në Bundesligë, ku ka fituar shtatë herë kampionatin dhe njëherë Ligën e Kampionëve, 33-vjeçari ka vendosur të rikthehet në vendlindje. Flamengo ka njoftuar në faqen zyrtare për nënshkrimin e kontratës me Rafinhan, si dhe ka bërë të ditur që më 24 qershor do të bëhet prezantimi i tij.

Përveç Rafinhas, nga Bayerni u larguan edhe Arjen Robben e Franck Ribery.