Adelina me poza atraktive në veturë

Adelina me poza atraktive në veturë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri  ka pauzuar nga muzika, për të iu përkushtuar më shumë familjes dhe vogëlushit të saj Jonit, i cili ia dha asaj epitetin nënë, shkruan rtv21.tv

Mirëpo, Adelina vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it.

Ajo tregohet mjaft aktive me publikimin e fotografive të ndryshme nga përditshmëria, në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 370 mijë ndjekës.

Së fundmi, këngëtarja ka pozuar në veturën e saj luksoze e cila është e tipit “Mercedes”.

 

View this post on Instagram

 

🕶

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Ndryshe, Adelina Tahiri gjatë një intervistë për emisionin “Mama’s Trip” të TV 21, ka treguar që së shpejti do të publikojë një këngë që sipas saj do të jetë një revolucion në muzikë. Këngëtarja tregoi që është në përgatitje të kësaj kënge që sipas saj nuk do të pritet nga askush. “Unë shumë shpejt do ta bëjë një këngë që është në përgatitje e sipër, është revolucion që nuk do të pritet nga askush”, ka thënë Adelina.

“S’je normal” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar në korrik të 2017-së. Kënga deri më tani numëron mbi një milion klikime në kanalin Youtube./21Media