"Pajtesa" feston ditëlindjen

“Pajtesa” feston ditëlindjen

Sot për aktoren e njohur, Fiona Gllavicën është ditë e veçantë. Aktorja e njohur nga seriali “Çka ka Shpija” sot feston ditëlindjen, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, aktorja do të marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë. Përveç urimeve, aktorja e njohur po pranon edhe dhurata të bukura.

Përmes një storie të publikuar për 66 mijë e 800 ndjekësit e saj në instagram, aktorja zbuloi se sot për ditëlindje pranoi një veturë të bukur të tipit Range Rover.

Kujtojmë që aktorja Fiona Gllavica fillim të muajit korrik është martuar me Arbnor Pacollin. Ata janë kurorëzuar nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një ceremoni madhështore./21Media