Ditë e veçantë për Ronën

Ditë e veçantë për Ronën

Një ndër artistet më të talentuara shqiptare, Rona Nishliu, sot feston ditëlindjen. Kjo ditë është edhe më e veçantë për të, sepse në krahëror mban vajzën e saj, Noan, që u lind në muajin korrik.

“Ashtu siç më thatë dhe ju, kjo vërtetë ishte ditëlindja më e bukur deri sot! Të bekuar qofshi të gjithë ju dashamirë dhe faleminderit për kujdesin. #bestbirthdayever”, shkroi Rona krahas fotografisë që publikoi në Instagram, shkruan rtv21.tv

Rona i dha fund beqarisë vitin e kaluar. Dasma e saj erdhi befasisht dhe gjithçka u zhvillua larg syrit të medias, e madje vetëm një fotografi e saj me dhëndrin, të cilën e ka publikuar grimeri Arbër Bytyqi ka qarkulluar në rrjete sociale. Rona dhe bashkëshorti i saj, Flori, organizuan një ceremoni private mes familjarësh dhe miqsh në Tiranë.

Duke lënë anash jetën private të artistes, në aspektin profesional, artistja nga Mitrovica e nisi karrierën e saj muzikore në vitin 2004, ku mori pjesë në “Ethet e së premtes” dhe arriti deri tek top 10-shja e këtij festivali. Pas pak kohësh Rona bashkëpunoi me këngëtaret Vesa Luma dhe Teuta Kurti, me të cilat realizoi një këngë e cila titullohej “Flakaresha” dhe mori pjesë në festivalin e TVSH-së dhe me këtë këngë korri sukses. Ajo po ashtu ishte fituese e çmimeve të ndryshme në festivalet “Top Fest”,”Kënga Magjike”, “Polifest”, etj.

Rona Nishliu në vitin 2012 me këngën “Suus”, zuri vendin e pestë në këtë festival, duke u bërë e para që e çon Shqipërinë në këtë nivel në kuadër të Eurovizionit, transmeton rtv21.tv

Rona në muajin prill të këtij viti promovoi albumin e saj “Mindili“, të cilin ia dedikoi fëmijës së saj.

Më 16 maj publikoi këngën “Me lule t’bukra”, pjesë  e albumit të saj, në të cilin ka bërë një përzgjedhje të këngëve të cilat i përkasin trashëgimisë së pasur muzikore të popullit tonë./21Media