Eugent Bushpepa fiton vendin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH

Eugent Bushpepa fiton vendin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH

Mbrëmë është mbajtur nata finale e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Fituesi i edicionit të 56-të të këtij festivali është Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

Eguenti u vota nga juria profesioniste e festivalit në përbërje të Markelian Kapidani, Luan Zhegu, Ben Andoni, Sokol Marsi, Edmond Rapi. Ai përformoi live dhe u pëlqye shumë nga publiku, duke e bërë të ktehet edhe një herë në skenë.

Çmimin e dytë e fitoi Redon Makashi me këngën “Ekziston”, kurse të tretin Inis Neziri me këngën “Piedestal”.

Elsa Lila ishte e ftuar nderi, e cila performoi një kolazh këngësh. Për Elsën kjo ishte hera e parë pas 9 vitesh që u ngjit në skenën e këtij festivali.

Kënga fituese përfaqëson Shqipërinë në Festivalën e Këngës në Evropë, pra “Mall” do të jetë kënga konkuruese në kuadër të shtetit shqiptar në “Eurovizion 2018”.

Kujtojmë se përfaqësuese e Shqipërisë vitin e kaluar ishte këngëtarja nga Kosova, Lindita Halimi me këngën “Botë”/21Media