Ja për kë bëhet fjalë

Ja për kë bëhet fjalë

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi dhe modelja e mirënjohur, Afrona Dika, dje kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Dasma madhështore u mbajt në Shëngjin, teksa morën pjesë shumë fytyra të njohura për publikun.

Në dasmën e tyre, Blero dhe Afrona e kanë ftuar edhe modelen, këngëtaren e njohur, Afërdita Dreshaj e cila edhe e kishte shpërndarë ftesën e tyre në Instagram.

Mirëpo, këngëtarja ka munguar në dasmën e çiftit.

Sidoqoftë, një urim për çiftin nga Afërdita nuk ka munguar.

Ajo ka komentuar krahas fotografisë të cilën, Afrona e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

 

Kjo dasmë është ndër më të komentuarat për këtë vit. Vlen të përmendet se për argëtimin e mysafirëve janë përkujdesur Sabri Fejzullahu, Besnik Qaka, Shkurte Gashi dhe emra të tjerë./21Media