Rrudhat nuk janë më problem

Rrudhat nuk janë më problem

Në vend që t’i luftoni rrudhat me kremra shpesh të kushtueshëm apo me operacione kirurgjikale, përse nuk provoni produktet natyrale? Është zbuluar që disa produkte ushqimore ndihmojnë për të luftuar rrudhat në mënyrë të natyrshme.

Një ndër to është domatja. Kjo perime përmban shumë vitamina si A, B6, C, E dhe K.

Vitaminat që gjenden në këtë perime të shëndetshme dhe shijshme ndihmojnë që lëkura juaj të jetë e hidratuar dhe e ushqyer.

Poashtu aciditeti që gjendet në domate ndihmon balancimin e pH në lëkurë duke reduktuar kështu mundësinë e paraqitjes së akneve.

Përveç kësaj, domatet përmbajnë acid salicilik i cili është një përbërës që mund ta gjeni në shumë trajtime dhe produkte kozmetikore.

Për të përgatitur maskën me domate ju nevojitet një domate mesatare, të cilën duhet ta vendosni për të zier rreth 5 minuta. Më pas hiqni lëngun dhe tulin bëjeni pure duke i shtuar 2 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji lëng limoni.

Të gjithë këtë masë përhapeni në lëkurë dhe mbajeni për 15 minuta. Përveç rrudhave kjo maskë mund të përdoret dhe për fytyrat të cilat kanë probleme me aknet, poret e zmadhuara dhe yndyrën e tepërt./21Media