Nigeriania gatuan ushqime tërheqëse për fëmijët Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të ushqehet mirë dhe të jetë i shëndetshëm. Por në anën tjetër, ka fëmijë të cilët hezitojnë të hanë, nuk kanë oreks. Duke parë rëndësinë e kësaj, nutricionistja nigeriane Oluwatoyin Onigbanjo, gjeti një mënyrë për t'i nxituar ata të hanë. Ajo themeloi kompaninë Augustsecrets, në Lagos, e cila përgatitë ushqime interesante për fëmijët, e këtë në mënyrë artistike, me përbërës vendas.

 Nigeriania gatuan ushqime tërheqëse për fëmijët

Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të ushqehet mirë dhe të jetë i shëndetshëm. Por në anën tjetër, ka fëmijë të cilët hezitojnë të hanë, nuk kanë oreks. Duke parë rëndësinë e kësaj, nutricionistja nigeriane Oluwatoyin Onigbanjo, gjeti një mënyrë për t’i nxituar ata të hanë. Ajo themeloi kompaninë Augustsecrets, në Lagos, e cila përgatitë ushqime interesante për fëmijët, e këtë në mënyrë artistike, me përbërës vendas.

Oluwatoyin, në një deklaratë për media ka treguar sekretin e nxitjes së fëmijëve që nuk kanë oreks, të hanë ushqime, shkruan rtv21.tv

Ajo ka thënë se ngjyrat e ushqimeve kanë shumë rëndësi në tërheqjen e vëmendjes së fëmijëve për t’i konsumuar ato dhe zakonisht përzgjedh perime e pemë ngjyrash të ndryshme, të cilat njëkohësisht janë të shëndetshme për fëmijët, por edhe të shijshme.

Nutricionstja Oluwatoyin ka thënë se me këto ushqime ka një qëllim, që ti promovojë ato në botë, pra ato që kanë vlera ushqyese, si dhe tu japë ide prindërve që tua përgatisin fëmijëve në shtëpitë e tyre, në forma të ndryshme, qesharake, që i nxisin ata t’i hanë.

Pra, Oluwatoyin, në këto gatime inkorporon artin me ushqimin, sepse sipas saj, kjo mënyrë gjithmonë tërheqë vëmendjen e fëmijëve.

Arsyeja pse ajo hapi kompani për përgatitje të ushqimeve për fëmijët është djali i saj 6 vjeça.

Jaden tha se nëna e tij e di se atij nuk i pëlqejnë perimet, ndaj ajo përgatitë ushqime të cilat i pëlqejnë.

Oluwatoyin çdo ushqim që gatuan e fotografon dhe i poston në mediat sociale. Ajo mendon se të qenit prind është shumë përgjithësi, dhe se shumë prindër e teprojnë me fëmijët e tyre, veçanërisht kur është fjala për ushqimet. Ajo thotë se ata duhet të gjejnë mënyra më kreative për ti detyruar të hanë, e kjo mënyrë që ka gjetur ajo, është shumë efikase.

Nutricionistja ka publikuar edhe një libër me receta për fëmijët. Ai titullohet ‘Plani i thjeshtë për ushqimet i kompanisë Augustsecrets”, ndërkaq  siguron receta ushqimesh për fëmijë të moshës filluar nga 6 muajsh deri në 5 vjeç.

Oluwatoyin veç kompanisë Augustsecrets, prodhon edhe ushqime e drithëra për fëmijët, të cilat i shet në Nigeri e Ganë, e po ashtu në Britani të Madhe e SHBA./21Media