Lajm i keq nëse vera e bardhë është pija juaj e preferuar alkoolike

Lajm i keq nëse vera e bardhë është pija juaj e preferuar alkoolike

Alkooli mund t’i rritë rreziqet e kancereve të caktuara sepse krijon një efekt anësor kancerogjik kur metabolizohet.

Ekspertët nuk e kishin ndërlidhur alkoolin me kancerin e lëkurës deri tani. Një studim i ri, i publikuar në nga organizata “American Association for Cancer Research”, sugjeron se konsumuesit e rregullt të alkoolit kanë 14 % rrezik më të madh të melanomës sesa ata që nuk konsumojnë fare.

Gjithashtu, nëse konsumoni thuajse një gotë e gjysmë alkool në ditë , keni 73 % më shumë rrezik të kancerit në lëkurë në zona të cilat nuk janë të ekspozuara ndaj diellit.

Kur hulumtuesit kishin krahasuar rreziqet e melanomës mes konsumuesve të alkoolit, ata kishin zbuluar se konsumuesit e verës së bardhë kishin pasur 13 % rrezik më shumë të melanomës, krahasuar me verën e kuqe, birrën ose pijet tjera alkoolike.

Vera e bardhë përmban nivele më të larta të këtij efekti anësor kancerogjen të alkoolit. Antioksidantët që gjenden në verën e kuqe mund t’i largojnë efektet anësore, por shumë pak nga këta antioksidantë gjenden në verën e bardhë./21Media