Produkti për pastrimin e tubave

Produkti për pastrimin e tubave

Mbetjet e ushqimi apo edhe apo edhe mbetjet e insekteve ose kafshëve të vogla që mund të jenë bllokuar në tubacione shkaktojnë aroma të pakëndshme në shtëpi.

Në markete mund të gjejmë ndonjë produkt për pastrimin e tubave, për të hequr bllokimin apo dhe dezinfektojnë. Megjithatë, shumë prej këtyre produkteve përmbajnë kimikate të rrezikshme, prandaj një produkt i bërë vetë nga duart tuaja do të rezultojë shumë efikas.

Sodë buke dhe uthull molle

Përbërësit:
1 litër ujë i ngrohtë
100 ml uthull molle
100 gramë sodë buke

Përgatitja: 

Në fillim ziejni ujin në një tenxhere. Sapo të marrë valën shtoni sodën e bukës, uthullën dhe trazoni mirë. I lëni akoma të ziejnë për rreth 5 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë për disa minuta. Masën e përgatitur hidheni në tubat e lavamanit dhe mos e përdorni atë për të paktën gjysmë ore./21Media