Kompania amerikane ndërton shtëpi me anë të makinës

Kompania amerikane ndërton shtëpi me anë të makinës

Ndritmi i një shtëpie është lajm i mirë për çdo kënd, sidomos në vende ku ka popullsi të madhe. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kompania ndërtuese me bazë në San Francisko, Apis Cor, ka gjetur një mënyrë shumë efikase për ndërtimin e shtëpive.

Në saje të materialit ndërtimor, i cili tashmë është shumë më i avancuar, kompania ndërton shtëpi e këtë brenda vetëm 24 orëve.

Shtëpitë e tilla kanë afro 40 metra katror, si dhe të gjitha gjërat e nevojshme për një banesë. Për ndërtimin e një shtëpie të tillë materiali ndërtimor kushton rreth 10 mijë dollarë amerikan.

Apis Kor, shtëpinë e parë të tillë e ka ndërtuar në afërsi të Moskës, e sekreti i tërë kësaj, pra ndërtimit brenda 24 orëve është makina që ka ndërtuar Apis Kor, e cila funksionon me anë të teknologjisë 3D./21Media